Mançini: Do të ishte mirë që të fitojmë edhe Ligën e Kombeve

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, një ditë para përplasjes me Spanjën, në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve”, i bën të qarta objektivat e “të kaltërve”.

 

“Do të ishte mirë të fitonim Ligën e Kombeve menjëherë pas Kampionatit Europian dhe të kualifikoheshim sa më herët në Kupën e Botës, “Katar 2022”, por nuk do të jetë e lehtë. Spanja ishte skuadra që na vuri më shumë në vështirësi gjatë “Euro 2020”. Ata janë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur,” shpjegoi trajneri italian për faqen e UEFA-s.

“San Siro”, zakonisht, mbushet plot kur luan ekipi kombëtar, sidomos pas atij triumfi, ndoshta edhe të papritur, në “Euro 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button