Mançini: Klubet italiane mund të synojnë tre fitore në finalet evropiane

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka thënë se Interi është i aftë të mposht Man. Sitin në finalen e Ligës së Kampionëve. Trajneri Italian është momentalisht trajner i kombëtares së Italisë, por fitoi kampionatet e futbollit me Interin dhe Sitin si trajner.

Kur këto dy skuadra do të ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve, e pamundur është të mos i merret një mendim trajnerit italian.

“Klubet italiane mund të synojnë tre fitore. Sigurisht, nuk është e lehtë, por është e mundur. Klubet e Serie A që kanë arritur në finale kanë 12-13 italianë, gjë që është e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Mançini.

 

“Shumë mendojnë se fitorja e Man. Sitit është e qartë. Ata janë favoritë, por gjithçka është e hapur. Të hapura janë edhe dy ndeshjet tjera Roma – Sevilja dhe Fiorentina – Uest Hem”, përfundoi trajneri i Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button