Mane: Jemi në një situatë të komplikuar, Liga e Kampionëve është objektivi ynë

Sadio Mane pranon se gjërat janë komplikuar me të vërtetë në Liverpool këtë sezon, me një regresion serioz që e ka prekur ekipin i cili ishte mësuar të fitonte çdo ndeshje. Sezonin e kaluar Liverpooli ishte skuadër e cila nuk njihte rival dhe aplikonte një lojë shumë të bukur, por gjërat kanë marrë një tjetër drejtim.

Sezoni 2020-21 është duke shkuar shumë më keq dhe Mane pranon se synimet e skuadrës nga “Anfield Road” duhet të rindërtohen.

“Si një futbollist profesionist nuk është e lehtë kur je mësuar të fitosh çdo ndeshje siç ishim mësuar vitin e kaluar.”, tha fillimisht Mane.

“Disa herë ishte e vështirë, por jo si tani, e cila është një kohë vërtet e komplikuar, por ne tani jemi më me përvojë dhe ne dimë si të merremi me gjërat. Thjesht duhet të qëndrojmë bashkë dhe të jemi sa më pozitivë ”.

“Të qenit në katërshen më të mirë tani është objektivi ynë kryesor, por të fitojmë Ligën e Kampionëve është synimi ynë kryesor po ashtu. Nuk do të jetë e lehtë sepse do të përballemi me ekipet më të mira në Evropë, por ne jemi këtu për të mposhtur më të mirët në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta fituar atë dhe për të fituar Ligën e Kampionëve. ”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button