Mane “shpëtohet nga kolegu, të cilin e goditi me grusht!?

Sipas mediave gjermane fati i Sadio Mane si lojtar i Bajern Munihut mund të jetë shpëtuar nga shoku i skuadrës Liroj Sane, sulmuesi gjerman i cili u godit me grusht nga ish-lojtari i Liverpullit në mbrëmjen e së martësë pas ndeshjes kundër Man. Sitit.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Sane ka folur me bordin e drejtuesve të Bajernit duke i kërkuar që të mos anulojnë kontratën e yllit senegalez. Klubi, i cili kishte marrë në konsideratë një sërë dënimesh, në vend të kësaj zgjodhi të pezullonte anësorin për ndeshjen e kësaj fundjave të Bundesligës kundër Hoffenheim dhe të jepte një gjobë në të holla (rreth 500 mijë euro).

Dyshja u përplas vazhdimisht në fushë gjatë ndeshjes së Bajern Munihut kundër Man. Sitit në mbrëmjen e së martës. Situata u përshkallëzua në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, me shokët e skuadrës që u detyruan të ndajnë lojtarët, pasi Mane dyshohet dhe thuhet se goditi Sanen me grusht në fytyrë.

Bajerni e trajtoi me shpejtësi këtë çështje pasi lojtarët u kthyen në stërvitje të enjten. “Bild” gjithashtu raporton se çështja konsiderohete mbyllur për klubin.

LEXO EDHE:

Back to top button