Mane, sqaron përse ka zgjedhur numrin “defanziv” te Bajerni

Sadio Mane shihet në kampin e Bajern Munihut me numrin 17 në shpinë, në vend të “dhjetës” së zakonshme në fanellën që ka veshur gjatë qëndrimit në Liverpul, pasi ka dashur të bëjë një ndryshim që ka habitur fansat e tij.

Senegalezi zgjodhi një numër jo shumë të pëlqyer, e cila në kampin bavarez njihet si “numër mbrojtëse” pasi deri më tani në një fanellë të tillë ndër të tjera kanë luajtur Kristian Cige (mbrojtës i majtë), Xherom Boateng (qendërmbrojtësi) dhe Mark van Bommel (mesfushor mbrojtës).

 

 

“Numrin 17 e zgjodha vetëm dhe pa shumë arsye dhe dua të shijoj shumë suksese në Bajern Munihu me atë fanellë. Tani po pres me padurim përgatitjet që duhet të punojmë me bashkëlojtarët e mi të rinj”, tha mes tjerash lojtari i kombëtares së Senegalit.

Mane ka veshur fanellën me numrin 10 te Liverpulli, andaj pritej që të njëjtin numër ta merrte edhe te Bajerni. Ai u largua nga “Anfild Roud” për 32 milionë euro me bonuse shtesë që mund ta rrisin këtë shumë maksimalisht në 40 milionë euro.

 

LEXO EDHE:

Back to top button