Manev, për 500 mijë euro te Adana Demirspor

Reprezentuesi i Maqedonisë për moshat e reja, Jovan Manev, nga sot është pjesë e skuadrës turke, Adana Demirspor, pasi që kompletoi transferimin nga skuadra e Bregallnicës.

 

Skuadra turke pagoi 500 mijë euro në konton e Bregallnicës, që është një rekord për skuadrën nga Shtipi.

Vagner Gonçvales forcon sulmin e SHkëndijës

Ndërkohë skuadra e Shkëndijës prezantoi sulmuesin brazilian Vagner Gonçvales, i cili vjen të skuadra tetovare, si futbollist i lirë. Së fundit ishte pjesë e skuadrës së Dnjipros nga Ukraina, ndërsa nga muaji mars e deri në qershor të këtij viti ishte pjesë e skuadrës Dila Gori në Gjeorgji.

 

Më parë Vagner ishte pjesë e skuadrave të Dinamo Batumit, Serkëll Brizhit, Saburtallo Tbilisit dhe Bastisë B.

LEXO EDHE:

Back to top button