“Manifesti, mundësia e fundit për Mickoskin”

“Manifesti, mundësia e fundit për Mickoskin”

Gazetare: Fatlume Dervishi

Nëse VMRO-DPMNE-ja nuk mbështet Manifestin e shumicës parlamentare dhe ndryshimet kushtetuese, sipas LSDM-së, do të dëshmojë se të gjitha angazhimet e saja për në BE-në kanë qenë vetëm blof para qytetarëve. Sipas LSDM-së, kjo është mundësia e fundit për opozitën.

“Dritarja e mundësive që Hristijan Mickoski t’i bashkohet bllokut evropian mbyllet gradualisht. Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë shansin e vetëm të vendosen në anën e interesave shtetërore dhe nacionale. Me mbështetjen e manifestit dhe të ndryshimeve kushtetuese do të tregojnë me vepra se janë për të ardhmen evropiane të shtetit,” tha Darko Kaevski, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja akoma nuk e ka pranuar Manifestin zyrtarisht në formë të shkruar, ashtu siç pret. Ata thonë se nuk e kanë pranuar akoma as një Deklaratë të cilën pushteti e ka premtuar më herët.

“Në VMRO-DPMNE akoma e presim tekstin e Deklaratës për Ilindenin të cilin LSDM-ja e paralajmëroi para pothuajse një muaji, në drejtim të mbrojtjes së interesave shtetërore dhe domethënien e Ilindenit për Maqedoninë dhe popullin maqedonas. E presim fillimisht këtë Deklaratë për Ilindenin të paralajmëruar nga LSDM-ja. Si parti serioze presim shkresë zyrtare,” deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Por LSDM-ja pret që partia opozitare të dalë publikisht në mbrojtje të Manifestit dhe nuk e kanë në plan t’ia nisin atë në formë zyrtare.

Me Manifest të përbashkët, partitë e shumicës kërkojnë bashkimin e të gjitha partitë parlamentare të mbajnë një qëndrim të përbashkët për procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky dokument, mes tjerash, parashikon dispozita parandaluese për kushte të tjera eventuale që mund t’i vendosen vendit gjatë procesit të negociatave dhe të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me parimet e BE-së, si mbajtja e Konferencës së dytë ndërqeveritare pas ndryshimeve kushtetuese, pa kushte shtesë, të mos negociohet më për gjuhën maqedonase, dhe çështjet dypalëshe të mos ndikojnë në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të anëtarësimit. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button