Manjan: Derbi lidhet me adrenalinën dhe tifozët të karikojnë në maksimum

Portieri francez i Milan, Majk Manjan, ka folur për mediat në prag të ndeshjes derbi që kueqzinjtë do të luajnë këtë fundjavë ndaj Inter.

 

“Gjithçka ka të bëjë me adrenalinën. Ke punuar gjithë javën, ke punuar gjithë jetën tënde për të qenë këtu. E tëra çfarë duhet të bësh është të ndjesh stadiumin, e tëra çfarë duhet të bësh është të dëgjosh trajnerin, gjithçka ndryshon në kokën tënde dhe pastaj ti nisesh”, shtoi Majk Manjan.

 

Portieri ishte vendimtar në ndeshjen e pare, duke pritur një penallti nga Calhanoglu . më tej, ai përshkruan ndjesinë dhe energjinë që të jep një derbi në San Siro në një video emocionale të postuar në rrjetet sociale të Milan.

 

“Trajneri na entuziazmon dhe ti je tashmë i entuziazmuar, mbërrin dhe sheh tifozët e tu dhe pastaj tifozët kundërshtarë duke të fishkëllyer. Nuk ke frikë, por është adrenalina e marrjes së topit dhe nisjes“, thotë ai në intervistë.

LEXO EDHE:

Back to top button