Maqedoni-Shqipëri, filloi sot “One Stop Shop”

Maqedoni-Shqipëri, filloi sot “One Stop Shop”

Prej ditës së sotme është vënë në përdorim koncepti me një ndalesë në pikën kufitare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, gjegjeshit në VK të Qafë Thanës. Me këtë koncept, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, mundësohet qarkullim më i shpejtë i qytetarëve nga të dyja vendet, por edhe i kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.

“Mundësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit njëkohësisht,  rrit lidhjet, komunikimin mes njerëzve. Gjithashtu rrit miqësinë mes njerëzve, diçka që për gjysmë shekulli i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë, por tani jemi shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje, tha Kovaçevski.

Në vij të njëjtë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individ Apo Kompani, sepse e lehtësojnë komunikimin e mundshëm dhe i Japin një shtysë të mëtejshme zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa mos harruar dhe zhvillimin ekonomik”, tha Rama. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button