“Maqedonia 2025”: Ndoshta ka grupe që nuk e pëlqejnë vendosjen e shpejtë të digjitalizimit

Digjitalizimi është mjet i fortë për të luftuar korrupsionin, por procesi është i ngadalshëm, ndoshta ka grupe që nuk i përshtatet, tha në intervistën e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori ekzekutiv i organizatës “Maqedoni 2025”, Nikica Mojsoska Blazhevski . Siç shton ajo, përfitimet e digjitalizimit janë edhe më të mëdha, si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë.
“Është një standard më i mirë jetese gjegjësisht një jetë më e thjeshtë dhe më e lehtë, veçanërisht nëse shërbimet publike digjitalizohen, ndërsa për bizneset do të thosha se krijon kushte më të mira pune. Përfitimet janë të mëdha edhe për shoqërinë, sepse digjitalizimi mund të çojë në transparencë më të madhe të institucioneve. Unë besoj shumë se digjitalizimi është mjet i fortë në luftën kundër korrupsionit. Por procesi është më i ngadalshëm, ndoshta ka grupe që nuk u pëlqen të bëhet”, tha Mojsoska.