Maqedonia avancon me dy goditje të drejtëpërdrejta në portën e Maltës
Maqedonia ka avantazh të sigurtë në stadiumin kombëtar të Maltës, në La Valeta, pas 45 minutave të para, pasi që Jovan Manev dyfishoi shifrat në 2-0. Pas rivënies nga këndi, nga Enis Bardhi, në vendin e duhur ishte Manev për të përcjell topin në rrjetën e Maltës.
JOVAN MANEV! 🇲🇰
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) September 12, 2023
Kujtojmë se në aksionin e parë të Maqedonisë ndaj portës së Maltës, në minutën e 5-të, Elif Elmas hapi rezultatin. Ishte aksion i shpejtë në krahun e majtë, ku Alioski asistoi në zonë Bardhin, ndërsa ky i fundit drejtoi topin te Elmasi, që goditi këndin opozitar për 1-0.
Në fund të pjesës së parë, Bardhi dërgoi edhe një projektil drejt portës së Maltës, por në vendin e duhur ishte portieri vendas, Bonello.







