Maqedonia “demolohet” edhe nga Austria me 0-10!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencën e femrave, përjetoi edhe një debakël tjetër, në kuadër të eliminatoreve për Kamponatin Botëror. Kësaj radhe kundër Austrisë, pran rezultatit 0-10, në sfidën e fundit të eliminatoreve. Ky është rezultat i dytë negativ (0-10) në këto eliminatore pas disfatës nga Anglia, ndërsa ende rekordin e mban Irlanda Veriore që mundi Maqedoninë me 11-0.

Me këtë disfatë, Maqedonia mbyll eliminatoret në vendin e 5-të në grupin me 6 kombëtare , me 6 pikë, falë 2 fitoreve ndaj Letonisë. Të gjitha ndeshjet e tejra Maqedonia i ka humbur, ndërsa në fund  golaverazhi ishte 10 gola të shënuara dhe 62 gola të pranuara!

LEXO EDHE:

Back to top button