Maqedonia dominon Ukrainën, Bardhi dhe Elmas shënojnë golat

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll në mënyrë më të mirë të mundshme kaloi 45 minutat e para të përballjes me Ukrainën e favorizuarn në stadiumin “Todor Proeski”, duke avancuar me 2-0, falë golit të shënuara nga Enis Bardhi dhe Elif Elmas.
Mesfushori shqiptarë së bashku me Ezgjan Alioskin ishin nismëtar të aksionit , pas së cilës mbrojtësit ukrainas luajtën me dorë, ndërsa arbitri kryesor pas konsultimit me sistemin VAR , tregoi në pikën e bardhë. I sigurtë ishte Bardhi, duke dërguar portierin në njërën ndërsa topin në anën tjetër.
Loja brilliante vazhdoi edhe më tej , kur Maqedonia nuk u tërhoq pas avantazhit, por kërkoi edhe të dytin. Në një aksion të shpejtë para zonës kundërështare, Elif Elas dërgoi një projketil të fortë jashtë zonës së rrezikut duke dërguar topin në këndin e pambrojtur të portierit Trubin për 2-0.