Maqedonia “forcohet” para sfidës me Kosovën

Përfaqësuesja e Maqedonisë të futbollit, në prag të përballjes me Kosovën, nuk pritet të ketë shumë ndryshime në listën e futbollistëve, për sfidën e 8 tetorit në Shkup. Në listën e trajnerit Igor Angelovskit, nuk pritet të ketë emra të rinj, por pritet që të rikthehet portieri Stole Dimitrievski, por edhe mesfushorët Ferhan Hasani dhe Tihomir Kostadinovi, ndërsa do të ketë vend edhe për portierin Martin Bogatinovi.

Grumbullimi i futbollistëve do të jetë më 4 tetor, ndërsa mini përgatijet do të zhvillohen plotë 3 ditë, para takimit në stadiumin “Todor Proeski”, më 8 tetor.

Fituesi i kësaj sfide do të takohet me fituesin e sfidës, Gjeorgji-Bjellorusi.

LEXO EDHE:

Back to top button