Maqedonia, kampione e Evropës në “Counter Strike”

Përfaqësuesja e Maqedonisë, në turneun “Counter Strike Global Offensive” ariti që të arëktojë medaljen e artë, duke bashkuar titujt e fituar në Kupën Evropiane, dhe atë të Kupës së botës, të fituar 8 muaj më parë.

Kampionati Evropian në “Counter Strike”, i cili u zhvillua në Rumani, ishte me fond shpërblyes në vlerë prej 25 mijë dollarësh, ndërsa fituesi arkëtoi 10 mijë dollar.

Në finalen e madhe, Maqedonia mundi Ukrainën me 2-1. Në shtegun e parë, në “Dust 2” , triumfoi kombëtarja e Ukrainës, ndërsa në “Mirazh” dhe “Vertigo” triumfoi përfaqësuesja e Maqedonisë e përbërë nga: Pavle Stojanovski, Daniel Gligorov, Aleksandar Kjullukovski, Damjan Stoilkovski dhe Jane Apostolovski.

LEXO EDHE:

Back to top button