Maqedonia kërkon befasinë në “Olimpiko”, Bardhi: Një ndeshje ndryshe nga ajo në Shkup

Maqedonia kërkon befasinë në “Olimpiko”, Bardhi: Një ndeshje ndryshe nga ajo në Shkup

Gazetar: Mahir Thaçi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është gati për të sfiduar kampionin aktual të Evropës, kombëtaren e Italisë, për herët të dytë në kuadër të Grupit C, në një përballje të vlevshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2024. Maqedonia do të mbështet te tradita, pasi që ka bilancë pozitiv në duelet e fundit me kombëtaren azzure, mirëpo kësaj radhe do të jetë e dobësuar me mungesën e Aleksandar Trajkovskit, i cili nuk arriti të tejkalojë lëndimin e muskulit.

“Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të kërkojë befasinë e radhës kur përballet me Italinë. Një kombëtare me të cilën ka rezultate pozitive kohëve të fundit. Me të njëjtin optimizëm do të nis edhe këtë sfidë, kur në stadiumin “Olimpiko” do të kërkojë befasinë e radhës”, raporton Mahir Thaçi, gazetar i TV ALSAT.

Të njëjtin skenar e kërkojnë kapiteni i Maqedonisë Enis Bardhi dhe Elif Elmas, të cilët në takimin e fundit me gazetarë, u shprehën pozitiv rreth përballjes me Italinë, por që të dy theksuan se tani do të jetë ndryshe nga përballja në Shkup.
“Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga ajo që ndodhi në Shkup. Ajo që ndodhi në Shkup ishte një histori dhe duhet të nxjerrim gjërat pozitive dhe gjërat që i kemi bërë pak më negative. Dhe të mësojmë nga gabimet në të kaluar. Do të jetë një ndeshje totalisht ndryshe nga ajo që ndodhi në Shkup. Jemi të përgatitur dhe jemi të motivuar. Vet fakti që jemi pjesë e Maqedonisë, tregon se jemi 100 për qind të koncentruar dhe motivuar për ndeshjet që vijnë. Italia është një kombëtare shumë kualitative, kështu që duhet të shtrëngohemi, të jemi krenar dhe të japim gjithçka nga vetja”, deklaroi Enis Bardhi, futbollisti i Maqedonisë.

Sulmuesi i Napolit, njeh mirë trajnerin Luçiano Spaletin dhe njeh mirë vizionin e tij, por ai beson se kjo gjeneratë e futbollistëve kanë forca të mjaftueshme për të shënuar fitore ndaj Italisë.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe pa marë parasysh këtë fakt, ne shikojmë kah vetja. Edhe ne jemi ardhur këtu që të luajmë për atë që ka rëndësi për ne – 3 pikët. Pa marë parasysh se në cilën anë është presioni ne do të shohim vetëm punën tonë. Sinqerisht nuk na intereson se çfarë presioni do të kenë ata. Ne do të shohim detyrat që na jep trajneri ynë dhe të japim maksimumin dhe të mundohemi që të shënojmë fitore kundër Italisë”, deklaroi Elif Elmas, futbollist i Maqedonisë.

Përballja në mes Italisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet sonte në stadiumin “Olimpiko” në Romë, në orën 20.45.

Nga Roma e Italisë për TV ALSAT – MAHIR THAÇi

LEXO EDHE:

Back to top button