Maqedonia kërkon fitore në Astana , Bardhi: Të motivuar për suksese të reja

Maqedonia kërkon fitore në Astana , Bardhi: Të motivuar për suksese të reja

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll me plot optimizëm e pret përballjen me Kazakistanin në stadiumin në Astana. Edhe pse pa Alimin dhe Dimoskin, Maqedonia do të shtrojë formacionin më të fortë ndaj vendasve, të cilët kërkojnë fitoren e dytë në këtë cikël të eliminatoreve. Maqedonia do të zhvillojë ndeshjen e dhjetë pa disfatë dhe dështimi i fundit ishte në sfidën miqësore ndaj Çekisë, në vitin 2024. Që atëherë Maqedonia ka shënuar 9 ndeshje radhazi pa disfatë, me 6 fitore dhe 3 barazime. Enis Bardhi dhe Visar Musliu janë të bindur se me vetëm me angazhim të të gjithëve, mund të arrihet rezultati pozitiv. Përballja në mes Kazakistanit dhe Maqedonisë, nis në orën 16.00. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button