Maqedonia mbetet pa dy futbollist të formacionit të parë?!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nuk arriti që të ruaj epërsinë prej 2 golave kundër Islandës në transfertë dhe në fund duhej të pajtohet me barazim 2-2 në sfidën e 5-të të Grupit “J” të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Rrugë drejt “Katar 2022” është vështirësuar përpos 2 barazimeve radhazi, por edhe lëndimeve të futbollistëve. Së fundit, trajneri Blagoja Milevski përballet me lëndimet e Elif Elmasit dhe Tihomir Kostadinovit.

Mesfushori i Napolit u lëndua në minutën e 30-të të ndeshjen në Rejkjavik, ndërsa do duhet të nënshtrohet kontrollove të detajuara, për të parë gjendjen aktuale.

Ekspedita e Maqedonisë zbarkon në Shkup, pas orës 17.00, andaj sot nuk do të ketë seancë stërvitore, ndërsa të mërkurën Maqedonia përballet me Rumaninë në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button