Maqedonia me dy stërvitje para sfidës me Estoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, zhvilloi një nga stërvitjet e planifikuara para përballjes me Estoninë në Talin, gjatë ditës së diel, në orën 18.00. Në këtë sfidë Maqedonia do të kërkojë fitoren e dytë, në sezonin e dytë në Ligën e Kombeve dhe është në garë për vendin e parë, që mund të sjellë balotazh për Botërorin në Katar. Pas fitores ndaj Kosovës, disponimi dhe vetbesimi është në nivel më të lartë, pasi Maqedonia do të jetë në rolin e favoritit ndaj Estonisë.

Kjo përballje është e rëndësishme pasi që do të jetë një parapërgatitje për sfidën e madhe ndaj Gjeorgjisë në Shkup, që është një test i madh para sfidës më 12 nëntor në Tbilisi.

 

Maqedonia do të jetë pa Egzon Bejtullai-n dhe Visar Musliu. Bejtullai u lëndua ndaj Kosovës dhe do të jetë jashtë terrenit plot 2 javë, me çka do të mungojë në sfidat me Estoninë dhe Gjeorgjisë. Ndërkohë Visar Musliu mungon për shkak të kartonit të kuq dhe do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Angelovskit për sfidën me Gjeorgjinë më 14 tetor.

Ekspedita e Maqedonisë të shtunën në mëngjes niset për në Talin, ku do të zhvillojë një stërvitje, në kohën e zhvillimit të ndeshjes, ndërsa të dielen përballet me Estoninë.

LEXO EDHE:

Back to top button