Maqedonia me formacion ofenziv kundër Lihtenshtajnit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, kundër Lihtenshtajnit, do të fillojë eliminatoret për Botërorin e vitit 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksiko.
Trajneri Blagoja Milevskikërkon tri pike, andaj ka sjell një formacion sulmues.
Në sulm do të jenë Trajkovski dhe Miovski, ndërsa këtu janë edhe Çurlinov dhe Alioski, të cilët do të kenë detyra ofenzive në krahët. Në mesfushë do të jetë kapiteni Bardhi dhe Alimi e Elmasi. Ndërkohë në mbrojtje, Musliu, Zajkovi dhe Serafimovi do të qëndrojnë para portierit Dimitrievskit.