Maqedonia me katër mundës në Kampionatin Evropianin U23 në Shqipëri

Mundësit e përfaqësueses së Maqedonisë, me sukses mbyllën përgatitjet në prag të Kampionatit Evropian U23, i cili do të zhvillohet në Tiranë të Shqipërisë. Trajneri Abaz Emini beson se nga 2 mundës të Maqedonisë,  mund të pritet që të arkëtojnë edhe medalje nga ky event, por qëllimi kryesor mbetet pjesëmarrja na Evropianin e seniorëve, që do të zhvillohet në Bratisllavë. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje kreu përgatitjet dhe nga sot është pjesë e Kampionatit Evropian U23, i cili do të zhvillohet në Tiranë të Shqipërisë. Ekspedita e përbërë nga mundësit Stefan Sterjov, Besir Alili, Muhamed Feruku dhe Rexhep Hajdari, nën kujdesin e trajnerit Abaz Eminit dhe ndihmësit Rijad Rexhepi, sot në mëngjes u drejtuan kah kryeqendra e Shqipërisë. Trajneri Emini beson se mundësit janë të përgatitur mirë dhe se në këtë turne pritet që të dëshmojnë kualitetin, për të arkëtuar ndonjë nga medaljet.

Abaz Emini, trajner i KM Liria

“Besoj që janë mjaft të përgatitur, falë kryetarit të klubit, Ahmed Ademit, që na ka mundësuar kushte jashtëzakonisht të mira dhe mendojë se presim rezultate nga Kampionatit Evropian U23.  Më shumë nga dy, eventualisht tre mundësve. Por besojë se këta të dy kanë më shumë kapacitet për medalje. Bëhet fjalë për Rexhep Hajdarin dhe Besir Alilin.”

 

Ndërkohë Besir Alili beson në rezultat pozitiv në Evropianin U23 në Shqipëri, por qëllimi i tij është suksesi që mund të arrijë në Kampionatin Evropian për senior në Bratislavë.

 

Besir Alili, mundësi i KM Lirisë

“Jam gati për Kampionatin Evropian U23 që do të zhvillohet në Shqipëri. Shpresojë që të shënojë rezultat të mirë. Kjo është si një hap drejtë Kampionatit Evropian për senior, që do të mbahet në Bratislavë. Aty është kulmi që që mund të bëj një rezultat të mirë në konkurencën e sniorëve.”

 

Trajneri Emini konfirmoi se Besir Alili në katëgorinë 61 kg, Fati Vejseli në 70 kg  dhe Rexhep Hajdari në 92 kg, do të garojnë edhe në Kampionatin Evropian për senior, i cili do të zhvillohet në Bratislavë. Sipas trajnerit Emini, njëri nga këto mundësa, me pak fat në hedhjen e shortit, mund të arkëtojë ndonjë medalje.

Mahir Thaçi

LEXO EDHE:

Back to top button