Maqedonia merr tri pikë në Kazakistan, mjafton goli i Trajkovskit
Në sfidën e katërt të grupit “J” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, përfaqësuesja e Maqedonisë, minimalisht (1-0) mundi Kazakistanin në Astana, falë golit të shënuar nga Aleksandar Trajkovski.

Gazetar: Mahir Thaçi, nga Astana
Zhvillohej minuta e 5-të, dhe rasti i parë për Maqedoninë. Miovski vjedh topin, ndërsa në vazhdim të aksionit Alioski godet ashpër, por portiere vendas Seisen është në vendin e duhur. Në minutën e 11 është goditja e dytë drejt portës vendase. Kësaj radhe Elmasi godet drejt portierit vendas. Një minutë më vonë, Çurlinov dërgon gjuajtje nga këndi i vështirë, por sërish ndalohet nga portieri Seisen.
Kazakistani rasti e parë e kishte në minutën e 15-të, kur Kenzhebek godet shtyllën e Dimitrievskit. Në minutën e 30-të aksion i shpejtë i Kazakistanit dhe goditja e Samorodovit përfundon në duart e Dimitrievskit.
Në minutën e 32-të, pas një aksioni të gjatë, Trajkovski dënon huqjet e vendasve dhe me një goditje precize drejtion topin në këndin e largët për 1-0. Në vazhdim vendasit tentuan që të rikthejnë goditjen, por pa sukses.
Pjesa e dytë filloi me presion të vendasve. Dhe në aksionin e parë u kanos kapiteni Tagybergen, me një goditjet të fortë nga distanca. Në minutën e 58, dridhet shtylla e portës së Dimitrievskit pas një goditje të fortë nga Smorodov nga 20 metra.
Në minutën e 80-të, Enis Bardhi godet ashpër nga gjuajtja e lirë, por portieri vendas arrin që të kontrollojë topin me forcat e fundit.
Në minutëne 83, gabon Jani Atanasov dhe në kundërsulm Satpayev godet shtyllën, për here të dytë të portierit Dimitrievski.
Në minutën e 90 , kanoset Bardhi sërish nga distanca, por topi kësaj radhe shkon lart mbi portë.
FOTO: Igor Panevski