Maqedonia mëson kundërshtarët e mundshëm

Federata e Futbollit të Maqedonisë, mësoi kundërshtarët e mundshëm në balotazhin për Botërorin “Katar 2022”. Me zhvillimin e sfidave të fundit në garat në grupe, janë mësuar të gjithë 12 kombëtaret pjesëmarrëse të cilët përmes balotazhit do të luftojnë për kualifikim në Botërorin “Katar 2022”, ndërsa mes tyre, për herë të parë edhe Maqedonia.

Kombëtarët do të jenë të ndara në 3 grupe dhe do të luajnë me systemin e eliminimeve, ose me hedhje të shortit do të caktohen dyshet e gjysmëfinales, ndërsa fituesit nga këto duele, në përballje direkte do të vendosin për biletën e Botërorit “Katar 2022”.

Poashtu kombëtaret do të ndhen në bartës dhe jobartës, ndërsa Maqedonia do tëjetë në grupin e dytë, që do të thot se do të përballet me kombëtaret e forta. Kampioni aktual i Evropës, Italia, si dhe Portugalia, janë emra më të njohur të kombëtaret bartëse, ku janë edhe Skocia, Rusia, Suedia dhe Uellsi.

Në mesin e kombëtareve jo basrtëse janë edhe Turqi, Polonia, Ukarina, Çekia dhe Austria.

Shorti për përcaktimin e grupeve dhe ndeshjeve të gjysmëfinale, do të zhvillohet më 26 nëntor, ndërsa më mars të vitit të ardhshëm do të zhvillohen sfidat e gjysmëfinales dhe finales në secilin grup, pas së cilës do të mësohen 3 kombëtaret e tjera nga Evropa në Botërorin “Katar 2022”.

LEXO EDHE:

Back to top button