Maqedonia ndalet në barazim 1-1 ndaj Ishujve Faroe

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nisi ciklin e ri të Ligës së Kombeve me barazim në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Futbollistët e Maqedonisë e filluan keq pjesën e parë, ndërsa në vazhdim ishin në nivel të detyrës në pjesën e dytë.

Në minutën e 8-të të takimit në Torshavn, vendasit ishin në epërsi. Pas rivënies nga këndi, Ishujt Faroe fituan penalti. Ekzekutues i sigurt i penaltisë ishte Davidsen. Në minutën e 19-të Miovski asiston në zonën e vendasve, ndërsa Çurlinovpasi loboi portierin e Ishujve Faroe, nuk arriti që të mposht mbrojtësit e fundit të vendasve.

Në minutën e 38-të regjistrojmë edhe goditjen e dytë në portën e vendasve, kur Dimoski godet nga 18 metra, por tentimi përfundon drejt portierit vendas.

Në fillim të pjesës së dytë, Alimi depërtoi në zonë dhe u ndal në mënyrë të palejuar, ndërsa arbitri tregoi penaltinë e dytë. Kësaj radhe kapiteni Enis Bardhi nuk gabon dhe barazon shifrat në 1-1.

Në minutën e 63-të , asiston Bardhi në zonë, ndërsa Miovski dërgon goditjen e parë, por pa mundur të ndryshojë rezultatin.

Në minutën e 69-të, kundërsulm i shpejtë i Maqedonisë në krahun e majtë, asiston në zonë Miovski, ndërsa Lirim Qamili nuk arrin të konverton në gol, duke dërguar topin lartë mbi portë nga 2 metra.

Deri në fund të takimit në Torshavn, kishte edhe disa tentime të Maqedonisë, por mbrojtja e vendasve arriti që të evitojë rrezikun me kohë.

Sfida e radhës do të jetë në Shkup, kundër Armenisë në orën, 20.45

LEXO EDHE:

Back to top button