Maqedonia në kërkim të fitores së parë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencën e femrave, vazhdon garat në eliminatoret, të vlevshme për Botërorin që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re në vitin 2023.

Maqedonia është në kërkim të fitores së parë dhe golit të parë në këto eliminatore, kur më 21 tetorë, në Riga, përballet me kombëtaren e Letonisë, ndërsa tri ditë më vonë, në Ohër, do të sfidojë kombëtaren e Luksemburgut.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Kiril Izov, për këto dy përballje do të ketë në dispozicion edhe dy futbollistet më të mira nga Maqedonisë, Natasha Andanovën dhe Gentiana Ro­çin.

Kujtojmë se Maqedonia është në Grupin D, më Anglinë, Austrinë, Irlandën e Veriut, Luksemburgu dhe Letoninë.

LEXO EDHE:

Back to top button