Maqedonia nuk mundë të ndjek vendet evropiane në rritjen e moshës së daljes në pension
Maqedonia nuk mundë të ndjek vendet evropiane në rritjen e moshës së daljes në pension

Gazetar: Angell Dimovski
Ka pak shanse që ne të ndjekim shembullin e vendeve evropiane në rritjen e moshës së daljes në pension. Oda Ekonomike thotë se qytetarëve që dalin në pension duhet t’u lejohet të zgjasin moshën e pensionimit, nëse janë gati dhe nëse ka marrëveshje midis të dyja palëve, më saktë punëdhënësit dhe pensionistit. Sindikata e pensionistëve thotë se nëse duam të ndjekim trendin e vendeve evropiane, duhet të ndjekim edhe mënyrën e jetesës atje.
“Kur rritet kufiri i moshës, duhet të merret në konsideratë edhe punëtori që punon pranë furrës në temperaturë të lartë, punëtori i tekstilit, sepse tani kushtet për realizimin e të drejtës për pension në vendin tonë janë 62 vjeç gratë dhe 64 vjeç për burrat, me të paktën 15 vjet stazh pensioni. Nëse bën krahasim me mënyrën e jetesës atje, me kohëzgjatjen e orarit të punës, me të gjitha kushtet e tjera që nuk janë identike atje dhe këtu, ato janë divergjente, por për këtë arsye nuk është rastësi që vetë shteti përcakton moshën e daljes në pension”, thonë nga Lidhja e pensionistëve.
Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë se ekonomia vendore po shënon rënie të produktivitetit.
“Ne si Odë kërkojmë të mundësohet që ato qytetarë të cilët dalin në pension, nëse konstatohet se kanë përgatitje psikofizike dhe vullnet nga të dyja palët, pra punëdhënësi dhe pensionisti, në këtë rast punëtori, t’u mundësohet të punojnë në ato ambiente dhe në ato segmente të ekonomisë ku nuk ka shumë vështirësi, qoftë fizike apo të natyrës së ambientit, që të mos punojnë në kushte të rënda, në diell”, tha Durim Zeqiri – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Pas paralajmërimeve nga disa vende evropiane për rritjen e moshës së pensionimit qytetarët në vend thonë se kjo do të ishte barrë tepër e rëndë.
“70 vjeç? Pension në moshën 70-vjeçare. Po askush s’do ta arrijë, do të vdesin para kohe, kjo është shumë. Edhe 64 është shumë, e jo më 70”,tha një qytetar.
“Nuk duhet të jetë. Për gratë duhet të jetë deri në 60. Për burrat, për funksionarët mundet, por jo për punëtorët”, shtoi një tjetër qytetar.
“E më shumë, kush mundet, nëse dikush mundet mirë është nëse dikush mund ta përballojë”, theksoi një qytetar.
Rreth një vit më parë, Këshilli Fiskal propozoi rritjen e moshës për pension në 67 vjet, por kjo nuk u mbështet. Danimarka vendosi të rrisë moshën e pensionimit në 70 vjet deri në vitin 2040, dhe së bashku me Norvegjinë dhe Islandën, tashmë kanë moshën më të lartë ligjore të përcaktuar për pension për të dy gjinitë./Alsat.mk