Maqedonia pëson disfatë të lartë në “Olimpiko”, Musliu: Jo faji i individit, por i kolektivit

Maqedonia pëson disfatë të lartë në “Olimpiko”, Musliu: Jo faji i individit, por i kolektivit

Përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi disfatën e katërt në kuadër të eliminatoreve për “EURO 2024”, pasi që u mund nga Italia me rezultat 5-2. Kieza, Raspdori, El Sharavi dhe Darmian shënuan golat për kombëtaren “azzure”, ndërsa Jani Atanasov shënoi dy herë në portën e Donarumës. Mbrojtësi Visar Musliu, pas ndeshjes theksoi se janë marrë shumë gola në transfertë, por kjo nuk ka të bëj me lojën individual, por atë ekipore, pasi që katër nga 5 golat kanë ardhë nga ndërprerja e lojës. Musliu kërkon që kjo çështje duhet sa më shpejt të evitohet brenda kampit të Maqedonisë, para përballjes me Anglinë, më 20 nëntor, në Shkup.

Nga Roma, për TV Alsat, Mahir Thaçi

 

LEXO EDHE:

Back to top button