Maqedonia sërish ndal Italinë, Bardhi shënon gol fantastik

Maqedonia ndali Italinë në barazimin 1-1 në përballjen të zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Maqedonia me lojën e treguar edhe njëherë dëshmoi se ka kualitet dhe di se sit ë luajë kundër axurrëve të cilët kishin më shumë raste, por nuk arritën që ti konkretizojnë. Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për të shënuar gol që në pjesën e parë. Më konkret ishin mysafirët, të cilët goditën edhe shtyllën, ndërsa në dy raste, fati sportive ishte në anën e Maqedonisë, e cila arriti me forcat e fundit të mbrojtjes të ndal ndryshimin e rezultatit. Ndërkohë rastin më të mirë për të shënuar për Maqedoninë e kishte Miovski në minutën e 18-të, ndërsa më vonë, goditjen nga 20 metra prej Elif Elmasit, pa vështirësi e ndali Donaruma.
Kampioni aktual i Evropës, kombëtarja e Italisë, sapo nisi pjesën e dytë, arriti që të hap rezultatin. Pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë, në zonën e rrezikut, më i gjindshëm ishte Çiro Imobile, i cili arriti që të dërgojë topin në rrjetën e Stole Dimitrievskit për 1-0. Pas kontrollit të kësaj situate përmes sistemit VAR, në fund u vendos që të pranohet goli i shënuar nga kapiteni i Italisë.
Mirëpo kjo nuk I ndali të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit që të kalojnë në ofenzive totale për të kërkuar golin e barazimit. Dhe shpërblimi erdhi në minutën e 80-të.
Enis Bardhi shënoi golin e barazimit, në stilin e tij, nga goditja e lirë. Mesfushori shqiptarë dërgoi një predhë të vërtetë në portën e Italisë, duke mos lënë asnjë hapësirë për intervenim edhe për portierin me nam si Xhanluixhi Bufon. Goli i Bardhit, ngriti në këmbë të gjithë 28 mijë spektatorë në stadiumin “Todor Proeski”, duke nxitur në maksimum atmosferën në stadiumin në Shkup.
Deri në fund të takimit, Italia kërkoi edhe golin e dytë, por futbollistët e Maqedonisë mbrojtën barazimin dhe me plot meritë iu gëzuan një pike ndaj kampionit aktual.