Maqedonia sipas Freedom House – Notën më të ulët për luftën kundër korrupsionit
Maqedonia sipas Freedom House – Notën më të ulët për luftën kundër korrupsionit

Gazetar: Igor Stefanovski
Maqedonia edhe këtë vit, shtet me regjim hibrid. Sipas Freedom House, vendi ka qenë në këtë pozicion që nga viti 2013, shkruan Alsat.
Në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në Tranzicion” në një shkallë nga një deri në shtatë, vlerësimi i përgjithshëm për vendin është i njëjtë me vitin e kaluar dhe është 3.82.
Vendi ka notën 3.5 për qeverisjen demokratike, 4.25 për procesin zgjedhor, 5.25 për shoqërinë civile, 3.25 për median e pavarur dhe gjyqësorin, ndërsa për korrupsionin është 3.
“Këtë vit, për herë të parë në shekullin e 21-të, forma e qeverisjes që mbizotëron në rajonin e kombeve në tranzicion është një regjim hibrid. Katër shtete demokratike kanë rënë në këtë zonë gri që nga fillimi i një periudhe të vazhdueshme të rënies demokratike në vitin 2004: Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të njëjtën periudhë, tre regjime autoritare ndërmorën hapa demokratikë dhe iu bashkuan radhëve të regjimeve hibride: Moldavia, Kosova dhe tani Armenia”, thuhet në raport.
Raporti thotë se ndërsa këto vende mund të kenë zgjedhje demokratike, institucionet jofunksionale ende nuk janë gjendje të ofrojnë demokraci, si kontrollet, balancat, shteti i së drejtës dhe mbrojtja e fortë e të drejtave dhe lirive. “Froudom House” thekson gjithashtu se kriza ofron mundësi për të rishqyrtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Blloku duhet të fillojë përfundimisht bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i bërë presion Bullgarisë që të heqë kundërshtimet e saj ndaj kandidaturës së vendit të dytë. BE duhet gjithashtu ta përshpejtojë shqyrtimin e kërkesave për anëtarësim të paraqitura nga Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina”, theksohet në raportin e Freedom House.
Nga rajoni, Sllovenia ka notën më të mirë prej 5.71. Vendi ka një vlerësim identik me Malin e Zi dhe renditet më mirë se Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina./ Alsat.mk