Maradona apo Mesi? Ja cilin e zgjedh Karl Hajnc Rumenige

Karl-Heize Rumenige, president nderi i Bajern Munihut, ishte shumë i qartë dje kur u pyet, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, që përballi Eintracht Frankfurt dhe Napoli (0-2), nëse ai preferon Maradonën si futbollist apo Leo Messi. Ish-ndërkombëtari gjerman u përgjigj shpejtë.

“Midis Maradonës dhe Mesit unë zgjedh Diegon. Ai gjithmonë u masakrua nga rivalët e tij”.

 

Më pas, gjermani i  njohur e justifikoi deklaratën e tij

 

“Leo mbrohet nga rregullat dhe gjyqtarët,” shtoi Rumenige.

 

Nuk është hera e parë që Rumenige e nënvlerëson yllin argjentinas të PSZH. Pak më shumë se dy vite më parë, ai konsideroi se Robert Levandovski (sot te Barça, atëherë te Bajerni) qëndronte më lart se Leo. Pastaj, gjermani sqaroi fjalët e tij.

 

“Unë kam një respekt të madh për argjentinasin. Ai ka diçka që ndoshta nuk e ka asnjë futbollist tjetër në planet, sepse mund ta vendosë i vetëm një ndeshje, pa ndihmën e askujt,” thë në fund Rumenige.

LEXO EDHE:

Back to top button