Marash Kumbulla del pozitiv në COVID-19

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, është futbollisti i radhës i Romës që është prekur nga “COVID-19”. Futbollisti ka konfrimuar lajmin duke e postuar në rrjetet sociale, për të konfirmuar mungesën e sfidat e muajit nëntor për kombëtaren e Shqipërisë.

Kumbulla ka thënë se nga testimi i fundit ka dalë pozitiv në “COVID-19”, por gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka asnjë simptomë. Mbrojtësi 20 vjeçar do t’i mungojë Shqipërisë në tri ndeshjet e nëntorit, dhe njëra prej tyre është miqësorja ndaj Kosovës që zhvillohet ditën e mërkurë./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button