Skuadra e Romës me trajneri e ri, Hoze Murinjo, nga sezoni i ardhshëm do të sjell ndryshime drastike, por disa futbollistë mbeten të paprekshëm.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në mesin e 10 lojtarëve të paprekshëm që do të jenë baza e sezonit të ardhshëm me trajnerin portugez, përfshihet edhe Marash Kumbulla, si një talent që do të mbajë peshën e madhe me Murinjon.
Kësaj liste që do të jetë “shtylla kurrizore” e Romës “së re” i bashkohet: Mancini, Smalling, Karsdorp, Spinazola, Kristante, Veretout, Darboe, Pelegrini dhe Zaniolo.








