Maratona e Ohrit do të mbahet, organizator do të jetë Agjencia për Rini dhe Sport

Maratona e Ohrit do të mbahet, organizator do të jetë Agjencia për Rini dhe Sport

Gazetar: Miki Trajkovski

Agjencia për Rini dhe Sport me mbështetjen e qeverisë merr përsipër organizimin e Maratonës së Ohrit. Siç njofton Agjencia, kjo maratonë me famë botërore nuk do të lejohet që mos të mbahet.

“Edhe këtë vit Maratona e Ohrit në ujërat e liqenit të Ohrit do të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar dhe do të vazhdojë të jetë atraksion…”, thonë nga Agjencia e Rini dhe Sport.

Më shumë detaje do të njoftohen nesër në Ohër. Ndryshe, zyra e presidentit të shtetit, e cila është patronazhi i ngjarjes, dje ka njoftuar se maratona nuk do të zhvillohet për shkak se federata e notit ka pasur llogari të bllokuar. Kjo shkaktoi reagime negative në opinion, kështu që autoritetet lokale në Ohër njoftuan se do ta organizojnë.

“99% do të ketë maratonë. Duke folur me klubet, kemi dy ose tre vjet fond çmimesh të papaguara për notarët. Dhe ne filluam të dërgojmë ftesa përmes federatës nga mbrëmë”, deklaroi Kiril Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Për garë me 30 notarë, është e nevojshme të punësohen rreth 200 persona. Maratona e Ohrit përshkohet nga Shën Naum në Ohër me gjatësi prej 30 kilometra. Tradicionalisht mbahet në javën e fundit të gushtit.

“…Për 24 orë ne me Kryqin e Kuq mund të organizojmë maratonën për të notuar nesër. Ju sillni notarët dhe siguroni fondet…”, u shpreh Koço Paskali – Klubi i notit “Dallgët e Ohrit”.

Që nga rifillimi i maratonës në vitin 1992, çdo vit ka pasur probleme të rregullta financiare.

“…E gjithë elita botërore vinte në Ohër. Por kishte rregull. Llogaria e Federatës është e bllokuar për më shumë se 10 vjet…”, theksoi Koço Paskali – Klubi i notit “Dallgët e Ohrit”.

Kryetari i komunës, Petsakov, thotë se për të organizuar një manifestim të denjë nevojiten së paku 50 mijë euro. Maratona e Ohrit këtë vit feston 60 vjetorin e saj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button