Maratona e Shkupit, me 8.500 garues nga 47 shtete

“Viz Air Maratona e Shkupit”, më 2 tetor, për herë të 18-të do të zhvillohet në rrugët e Shkupit. Eventi i madh sportiv do të zhvillohet në kategoritë e mirënjohura si: maratona, gjysëmaratona, “Bashkimi Evropian për sportin” dhe gara në 5 km, të cilat do të nisin në orën 8.00 gjatë ditës së diel.

Maratona e Shkupit, pas dy vitesh, për shkak të pandemisë, do të riktehehet në shtigjet e vjetra të garës dhe do të nis para Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa do të përfundojë në sheshin “Maqedoni”.

 

Kire Sinadinovski, drejtor i maratonës

Viz Air Maratona e SHkupit, sërisht rikthehet në vendin e vjetër , në qendër të qytetit. Për shkak të pandemisë, në 2 vitet e fundit, shtegu nuk ishte ndryshuar dhe fillimi dhe caku ishin para palestrës sportive “Boris Trajkovski”.

Dhe këtë vit rikthehemi te Kuvendi i Maqedonisë, me fillim të të gjitha garave në orën 8.00, ndësa caku i garave do të jetë në sheshin Maqedoni.

Këtë vit është ndryshuar edhe shtegu I garave mirëpo kemi ruajtur skeleton e garës në rrugët e njëjta.

 

Drejtuesit e kësaj gare, konfirmuan se do të jenë rreth 8.500 garues nga 47 shtete të botës, të cilët do të konkurojnë për vendet e para dhe rekordet e reja në këto disiplina sportive.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button