Maratona e Shkupit, me maska dhe pa atletët nga Afrika

Gati 1.500 garues do të paraqiten në linjën e fillimit të Maratonës së Shkupit, që do të zhvillohet gjatë ditës së diel, më 4 tetor. Edicioni i sivjetshëm do të jetë ndryshe, pasi që do të zhvillohet nën masa dhe protokolle tw veçanta parandaluese ndaj pandemisë “Covid19”.

Për herë të parë, nuk do të ketë garues nga Afrika, të cilët për shkak të krizës me “Covid 19”, nuk janë në mundësi të vijnë në Shkup, ndërsa garat do të zhvillohen në 3 disiplina: maratona, gjysmëmaratona dhe gara e stafetës.

“Ishte në dyshim se a do të zhvillohet gara e maratonës, mirëpo me mund të madh, arritëm që ta përgatisim. Kemi sjellë protokolle të veçanta për sigurinë e gjithë pjesëmarrësve dhe kemi marë leje edhe nga autoritet përgjegjëse. Këtë vit do të ketë garë në 3 disiplina: maratona, gjysmëmaratona dhe gara e stafetës. Pandemia ndaloi ardhjen e atletëve nga Afrika dhe do të kemi garues vetëm nga Evropa,” tha mes tjerash drejtori i Maratonës së Shkupit, Kire Sindinovski.

Siguria shëndetësore do të jetë caku kryesor i organizatorëve, për çka të gjithë garuesit do të kenë maska mbrojtëse në fytyrë deri në fillim të garës, si dhe nw arritjen e tyre në cakun e garës. Këtë vit, fillim dhe mbyllja e garës wshtë paraparë që të jetë para palestrës “Boris Trajkovski”.

LEXO EDHE:

Back to top button