Marca: Një legjendë tjetër në vend të Zidanit

Trajneri francez Zinedin Zidan raportohet se do të largohet nga Real Madrid këtë sezon dhe zëvendësues i tij mund të jetë Raul Gonzalez. Tekniku francez nuk ka pranuar të flasë për të ardhmen e tij kur është pyetur disa herë në konferencat për shtyp.

“Një vendim do ta marrë në përfundimin e këtij sezoni”, kishte thënë Zidane në konferencën e tij të fundit.

Mirëpo, mediumi spanjoll Telemadrid, raporton se 48 vjeçari do të largohet përfundimisht nga klubi me të përfunduar ky sezon. Ndërkohë e përditshmja spanjolle “Marca”, në anën tjetër ka thënë se Raul Gonzalez do të zëvendësojë francezin. Aktualisht, Raul është trajner i të rinjëve të ‘Los Blancos’ dhe ka punuar gjithashtu edhe me U-15 në të kaluarën.

LEXO EDHE:

Back to top button