Marçiniak në “Bernabeu”, Reali ka arritje negative me polakun

Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bajern Munihut pritet të jetë një përballje shumë e fortë, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me barazimin 2-2.

Me sfidën që luhet këtë të mërkurë janë publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë takim.

Polaku Shimon Marçiniak do të arbitrojë ndeshjen që luhet në “Santiago Bernabeu”. Marçiniak do të ndihmohet nga asistentët Tomash Liskievic dhe Adam Kupsik, ndërsa zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak.

Marçiniak ka drejtuar Real Madridin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy. Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje. E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Mançester Sitit sezonin e kaluar, ku ekipi spanjoll u nënshtrua në “Etihad” me 4-0.

LEXO EDHE:

Back to top button