“Margarita”, lansohet kënga më e re nga Samanta

“Margarita”, lansohet kënga më e re nga Samanta

“Margarita” e ka titulluar këngën e re Samanta Karavella, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Vetë këngëtarja është angazhuar për muzikën së bashku me Boban Apostolov.

Apostolov është edhe producent i projektit, ndërsa tekstin e ka shkruar Samanta.

Videoklipi është xhiruar nën drejtimin e Arbër Dyrmishit dhe ka protagoniste Edra Makbulin.

Kënga vjen me një interpretim të mirë nga Samanta dhe pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së saj.

LEXO EDHE:

Back to top button