Mario Mitaj, gati për derbin e madh në mes Al Itihadit dhe Al Hilalit

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, pritet të rikthehet nga lëndimi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Mitaj është lënduar që disa ditë dhe tashmë është mësuar se kur do të rikthehet në fushë.
Al Ittihad më 22 shkurt luan ndeshjen derbi ndaj Al Hilalit. Dhe pikërisht në këtë ndeshje pritet të ndodhë rikthimi i mbrojtësit shqiptar,i cili ka shkëlqyer në paraqitjet e tij në kampionatin e Arabisë Saudite./Indeksonline/