Mark Andre Ter Stegen refuzon ofertën e skudrës së mirënjohur turke

Mark-Andre ter Stegen ka refuzuar një ofertë nga Gallatasarai, sipas asaj që raporton gazeta spanjolle SPORT. Klubi turk i ofroi portierit gjerman një pagë neto prej 5 milionë eurosh në sezon, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të bindur kapitenin e Barcelonës.
Një burim pranë lojtarit i tha gazetës “Sport” se Ter Stegen nuk është bindur nga oferta e kampionëve të Turqisë. “Oferta nuk e bindi. Aspekti financiar nuk ishte në nivelin e duhur dhe projekti sportiv nuk përputhej me synimet e tij”.
Një takim mes përfaqësuesve të Galatasaray dhe agjencisë ROOF, që menaxhon Ter Stegen, u zhvillua në Stamboll, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Burimi i njëjtë theksoi se “kishte shumë boshllëqe” midis palëve dhe negociatat nuk patën asnjë përparim konkret.
Ndërkohë, Barcelona ka nënshkruar me Joan Garcia dhe po zhvillon bisedime me Wojciech Szczesnyn për të forcuar konkurrencën në portë. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, Ter Stegen nuk ka ndërmend të largohet. Ai synon të qëndrojë në ‘Camp Nou’ dhe të garojë për vendin e titullarit nën drejtimin e Hansi Flik.