Mark Ter Stegen drejt një transferimi të befasueshëm

Sipas gazetës katalanase “Sport”, skuadra e “Al Hilal”-it ka shprehur interes të madh për ta transferuar portierin gjerman. Klubi saudit është në kërkim të një emri të madh për ta forcuar portën dhe i ka përgatitur një ofertë tepër joshëse financiarisht për 33-vjeçarin.

Pavarësisht interesimit për Edersonin  dhe Alison Beker, gjermani ter Stegen mbetet objektivi kryesor për “Al Hilal”. Në të njëjtën kohë, te Barcelona ka pasur zhvillime që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e ter Stegen. Me klubin katalanas që ka blerë portierin Joan Garsia nga Espanjolli, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh.

Një tjetër faktor që rrit konkurrencën është edhe prania e Vojçieh Shçeznit, i cili e zëvendësoi me sukses ter Stegenin gjatë mungesës për shkak të dëmtimit dhe tani pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin.

Duke pasur parasysh vështirësitë financiare, Barcelona mund të jetë e gatshme të dëgjojë oferta për portierin e saj, i cili është nën kontratë deri në vitin 2028 dhe mban një nga pagat më të larta në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button