Marketi Kipper zgjeron rrjetin edhe në Shtip

Banorët e Shtipit kanë pritur me entuziazëm hapjen e marketit të 65-të të zinxhirit të marketeve Kipper. Ky është marketi i parë i kësaj kompanie në këtë qytet. Udhëheqësit ishin kujdesur që qytetarëve që formonin radhë të gjata në hyrje të marketit të kishin në dispozicion maska dhe dezinfektues. Pronarët e kësaj kompanie thonë se deri në fund të vitit numri i marketeve nëpër të gjithë vendin të arrijë në 80-të. Viti 2021 për ta është vit ekspansioni dhe së shpejti marketi Kipper do të hapet edhe në Radovish dhe Strumicë. Udhëheqësit thonë se gjithmonë synojnë që të ofrojnë produktet me çmime të ulëta, pasi sipas tyre kjo është ajo për të cilën kanë nevojë klientët në këtë periudhë të rëndë ekonomike. Gjatë muajit Maj shënohet edhe 10 vjetori i Kipperit.