Markizio zbulon të vërtetën për Karim Benzemën

Klaudio Markizio ka zbuluar se sulmuesi Karim Benzema ishte pranë kalimit te Juventusi nga Real Madrid në vitin 2010. Ish mesfushori zbuloi të vërtetën gjatë një intervistë me “Cronache di Spogliatoio”. Ai tha Benzema ishte pranë kalimit te “Bianconerët”, kur Real Madrid dëshironte të shiste atë ose Gonzalo Higuain.

 

 

 

“Është e vërtetë, Benzema ishte pranë kalimit te Juventus, viti kur Çiro Ferrara ishte trajner. Ai nuk kishte bërë mirë te Real Madrid dhe klubi duhet të zgjidhte të shiste atë ose Gonzalo Higuainin. Në fund, të dy qëndruan dhe pas disa viteve Higuain shkoi te Napoli. Karim ishte vërtetë afër që të na bashkohet atë vit, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Ishte vërtetë mundësi”, deklaroi Markizio.

Tani, Benzema kishte shënuar 272 gola në 545 ndeshje për klubin madrilen.

LEXO EDHE:

Back to top button