Marko Odermat është fituesi i Kupës së Botës të skive. Me fitimin e vendit të dytë në garë e lëshimit me ski në Kurshevill, ai siguroi teorikisht “Globin e Kristalit”. Zvicerani tani ka 1.459 pikë, 359 më shumë se Kilde dhe deri në fund kanë mbetur edhe tri gara, andaj norvegjezi nuk mund të rrezikon vendin e parë edhe në mënyrë matematikore. Henrik Kristofersen është i treti me 874 pikë.
Killde e mori “Globin e Kristalit”, në garë e lëshimt, pasi që në garën e sotme përfundoi në vendin e katërt dhe siguroi pozitën e liderit në garën e lëshimit.
Fitorja e Vinsent Krishmaier mbeti në hijen e ndarjes së Globeve të Kristalit. Veterani austriak shkëlqeu në pistën e resortit dimëror francez. Ai ndaloi kronometrin në 1:50.43, që mjaftoi për një triumf.








