Marku kërkon përballje me ish kampionin e padiskutueshëm në peshën super të lehtë

Boksieri shqiptar Florian Marku (13 fitore, 1 barazim) ka dhënë një intervistë për “Sky Sports Boxing”. Ai është zotuar se do të bëhet njeriu i parë që do të mundë me nokaut teknik boksierin Xhosh Tejlor (19 fitore, 1 humbje), teksa bën thirrje për një luftë me ish-kampionin e padiskutueshëm në peshën super të lehtë.
Tejlor ka humbur vetëm një herë (në duelin e fundit, me vendim unanim) në një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme, që e ka parë atë të bashkojë të katër titujt kryesorë në peshën “uelter” dhe të përballet me luftëtarët më të mirë në botë në peshë. Gjithsesi, Marku po këmbëngul për të dueluar me Tejllorin dhe ka deklaruar se do ta ndalonte skocezin.
“Kështu ndihem dhe e di. Xhosh është me të vërtetë me përvojë, teknik, por fuqia e tij nuk përputhet me fuqinë time”, tha Marku për “Sky Sports”.
“Fuqia ime do ta dominojë atë. Unë do ta shtyj atë dhe do ta ndaloj. Ai nuk mund të përballojë fuqinë time për 12 raunde apo për 10 raunde. Xhosh Tejllor nuk është mundur kurrë me nokaut teknik, pasi ai nuk ka qenë kurrë në ring me dikë si unë”, tha më tej boksieri shqiptar.