Markus Rashford ka vendosur, do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite

Edhe pse ka kontratë me Man. Junajtedin deri në vitin 2028, siç qëndrojnë gjërat, Markus Rashford do të largohet nga klubi anglez në afatin kalimtar të janarit me një transferim prej 50 milionë funtesh.

Rashford ka ndezur pasione në Angli, pasi së fundmi tha se ishte gati për një sfidë të re në karrierën e tij. Për të menjëherë kanë shprehur interesim disa klube, por mediat nga Anglia pohojnë se tashmë dihet se ku do të vazhdojë karrierën.

Klubi i tij i ri do të jetë “Al Ittihad”, trajner i të cilit është Loren Blan, ish-lojtari i Man. Junajtedit. Edhe pse gjatë verës u fol për interesim nga Arsenali, Barcelona dhe PSZH, Markus Rashford mbeti te Junajtedi, por është gjithnjë e më e sigurt se ai do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button