Maroku kërkon të organizohet sërish një Botëror në Afrikë

Maroku dëshiron të jetë kombi i ardhshëm afrikan që do të organizojë Kupën e Botës në futboll. Është kjo ideja e Federatës Marokene të Futbollit pas arritjes së shkëlqyer që kombëtarja bëri në botërorin Katar 2022, ku shkoi deri në gjysmëfinale. Por nuk është vetëm ky rezultat që mbush me optimizëm Federatën, kombëtaren e tifozerinë. Maroku, në këtë vit kalendarik, ka qenë finalist në Kupën e Kombeve Afrikane për Femra dhe do të luajnë në Kupën e Botës për femra vitin e ardhshëm, për herë të parë.

Gjithashtu, një skuadër marokene fitoi Ligën e Kampioneve për femra në Afrikë, një skuadër marokene fitoi Ligën e Kampioneve për meshkuj në Afrikë, si dhe Kupën e Konfederatave për meshkuj (ekuivalenti i Ligës së Europës në Afrikë). Pra, ata kanë dominuar futbollin afrikan vitin e fundit dhe kërkojnë të bëhen organizatorë të një Kupe Bote në vitin 2030. Hera e parë dhe e fundit që Afrika ka organizuar një botëror futbolli është viti 2010.

Maroku ka qenë mikpritës i finaleve të Ligës së Kampionëve afrikane dhe do të presin finalet e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2025. Ky event do të jetë një test i mirë për të parë nëse ata mund të organizojnë Kupën e Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button