Maroon 5 po rikthehet me album dhe turne
Maroon 5 po rikthehet me album dhe turne

Adam Levine po përgatit një rikthim të grupit muzikor Maroon 5 me një album dhe turne të ri.
Frontmeni, 46 vjeç, i ka mbajtur fansat duke pritur për rikthimin e mundshëm të grupit që nga albumi i fundit i grupit, “Jordi”, në vitin 2021.
Ai ka folur së fundmi në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon se si grupi është gati të publikojë muzikë të re së shpejti.
“Do të konfirmoj se thashethemet janë të vërteta”, është shprehur ai.
Adami nuk ka dhënë detaje të tjera për rikthimin.
“Thashethemet janë të sakta. Ka detaje. Nuk mund t’i zbuloj të gjitha detajet”, ka shtuar ai.
Adam ka zbuluar po ashtu se Maroon 5 do të publikojë një këngë të re në fund të prillit duke thënë se është shumë i emocionuar për këtë.
Levine ka lënë të kuptohet edhe për publikimin e albumit të plotë, i cili pritet gjatë verës.
Albumi i ardhshëm i Maroon 5, i cili me sa duket nuk ka ende një titull të konfirmuar, pritet të ndjekë gjurmët e albumeve të mëparshme të Maroon 5, duke përfshirë “Red Pill Blues” (2014), “Overexposed” (2012), “Hands All Over” (2010), “It Won’t Be (Soon About Long” dhe “Shoon Before Long”) (2002.)
Shfaqja e Levine në “The Tonight Show” ka ardhur pas rikthimit të tij në “The Voice”, në të cilin ai është trajner për sezonin e 27-të të spektaklit.