Marota: Synojmë titullin e radhës kampion, por kujdes Atalantën

Skuadra e Interit, kampion i Italisë, është mes skuadrave që kryesojnë renditjen edhe këtë sezon, ku sërish mbeten favoritët për titull.

Presidenti i Interit, Bepe Marota, ka folur për shanset që “zikaltërit” kanë për të fituar kampionatin.

“Sigurisht që jemi aty për t’u përsëritur. Gjithsesi, ka edhe pretendentë të tjerë që synojnë lart ashtu si ne. Janë pretendentët e zakonshëm, që ashtu si Interi mund të fitojnë titullin. Nuk ka asgjë të sigurtë. Vitet e fundit asnjë ekip nuk ka arritur të fitojë dy tituj radhazi, ndaj duhet kujdes, sidomos kur sheh këtë kalendar të ngjeshur”, tha Marota.

 

“Këtë vit do të shtoja Atalantën si kandidatë, e cila ka autoritet dhe meriton mirënjohje për atë që ka bërë dhe për pozicionin e fituar vitet e fundit në nivel kombëtar dhe Europian”, tha Marota.

LEXO EDHE:

Back to top button