Marota zbulon bisedimet mes Ligave kryesore në lidhje me merkaton

Kohëzgjatja e transferimit të futbollistëve mbetet një problem i madh në Europë, me lëvizje lojtarësh që ndodhin edhe kur kampionatet kanë nisur. Kjo e bën të vështirë punën, sidomos në javët e para të sezonit.

Për presidentin e Interit, Bepe Marota, duhet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe efikase. Madje ai zbulon bisedimet që kanë nisur mes disa prej Ligave kryesore në Europë, që merkato të mbyllet më herët.

“Kur do të përfundojë merkato e verës? Është ngritur një diskutim mes Ligave kryesore që merkato të përfundojë në mes të gushtit. Disa janë dakord, të tjerët jo. Për momentin është një negocim”, tha Marota.

 

“Ne do të diskutojmë ende ditët në vijim dhe shpresojmë që merkato të përfundojë para fillimit të kampionatit të ardhshëm”, shtoi presidenti i Interit dhe një ekspert në merkato prej vitesh.

A është kundër La Liga? Kështu duket, por shpresojmë që të gjithë të konformohemi dhe të arrijmë në një qëllim të përbashkët”, tha Bepe Marota, presidenti i Inter.

LEXO EDHE:

Back to top button